30 qershor 2015 – Policia e Fierit ka dhënë sot detaje për ngjarjen e ndodhur në Mallakastër pak pas mesnatës së të shtunës, ku mbeti i vrarë 22-vjeçari Alfons Dautaj dhe u plagosën dy shokët e tij.
Dy të plagosurit, Mariglen Luari, 24 vjeç, me banim në Patos dhe Riza Fejzo, 22 vjeç, me banim në Ninësh janë arrestuar mëngjesin e sotëm, pasi akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike. Sipas policisë, ata kishin kultivuar 900 rrënjë kanabis.
Në zbardhjen që policia i ka bërë ngjarjes, rezulton se tre të rinjtë po ruanin parcelat me kanabis, në momentin që janë qëlluar me armë. Po vijon gjithashtu puna për arrestimin e autorëve të atentatit ndaj të rinjve.
Për më tepër rreth ngjarjes lexo këtu: Të rinjtë qëllohen me armë, vdes 22-vjeçari, plagosen dy shokët
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/