Policia ka arrestuar një 36-vjeçar ditën e sotme, lidhur me vrasjen e 29-vjeçarit, Jurgen Duka në një market në Tiranë.
Policia bën me dije se është vënë në pranga Orgest Drazhi, shoku i viktimës pasi ka qenë prezent në konfliktin ku humbi jetën Duka dhe nuk ka kallëzuar krimin.
Ndërkohë vijon puna për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë së policit Arbër Sula, i cili është autori i krimit.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit O. D., 36 vjeç, pasi në rrugën “Irfan Tomini”, duke qenë prezent në konfliktin e çastit ku humbi jetën shtetasi Jurgen Duka, nuk ka kallëzuar krimin”, njofton policia.





