Familja e autoritet të vrasjes së ndodhur dje në Pogradec, Fatos Manellari ndodhet në gjendje shoku pas lajmit se kryefamiljari i tyre goditi me thikë për vdekje bashkëfshatarin Safet Hyskollari.
Rreth orës 11:10 të ditës së sotme familja e autorit të vrasjes Fatos Manellari, ka kërkuar ndihmë mjekësore. Në një prononcim të shkurtër kunata e autorit ka theksuar se e shoqja dhe i biri i tij ndodhen në gjendje shoku.
Ndërkohë në banesën e tyre, ditën e sotme kanë qenë dy infermiere. Autori i ngjarjes, 63-vjeçari Fatos Manellari mbetet në arrati edhe ditën e sotme, ndërsa trupi i të ndjerit Safet Hyskollari, ndodhet në morgun e qytetit të Pogradecit ku pritet të tërhiqet nga familjarët pas ekzaminimit.