14nëntor 2015 – Emiliano Nina, 20 vjeç, është personi i dytë i arrestuar për vrasjen në restorantin në Linzë në mesjavë. Ai u arrestua nga policia e Tiranës dhe tashmë po merret në pyetje bashkë me ish-policin Mirsad Kuçanaj për ngjarjen ku mbeti i vdekur Enton Nika dhe u plagos pronari i restorantit, Ismet Gaxherri.
Ata do të merren në pyetje për krimin, shënuar për një borxh 200 mijë euro. Autori kryesor i dyshuar për vrasjen, Elvis Martini është ende i lirë.
/portali Durreslajm/