Esat Dushaj, autori i ekzekutimit të dyfishtë në Drishtë të Shkodrës dy ditë më pare, është ende në arrati. Edhe sot, policia në ndjekje të tij nuk ka mundur ta kapë 30 vjeçarin që akuzohet se vrau dy vëllezërit Shkambi pasi refuzuan ta pranonin si dhëndër të tyre.
Sot “Ora News” ka publikuar edhe fotot e viktimave, dy vëllezërve Abdulla dhe Skënder Shkami, përkatësisht 60 dhe 57 vjeç që u vranë me armë automatike mesditën e të shtunës, Abdulla dhe Skënder Shkambi. Krimi i dyfishtë dyshohet se ndodhi për hir të një fejese të parealizuar mes autorit dhe vajzës së njërit prej viktimave.