Shkodra është tronditur ditën e sotme nga një tjetër vrasje. Një person është qëlluar për vdekje me breshëri plumbash në një lokal pranë bashkisë Shkodër, ndërsa janë publikuar pamjet nga vendi i ngjarjes.

FOTO/ Vrasja në Shkodër, dalin pamjet nga vendi i ngjarjes, raportohet

Viktima është identifikuar si Armando Pali, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e sakta të krimit të rëndë. Raportohet se nga të shtënat kanë mbetur të plagosur edhe tre persona mes tyre një kamariere. Një nga të plagosurit është Erogen Vaso. Pritet një njoftim zyrtar nga policia për informacione të mëtejshme mbi ngjarjen dhe autorët.