Polica ka dalë një njoftim zyrtar lidhur me vrasen në Shkodër, ku dy persona humbën jetën dhe dy të tjerë mbetën të plagosur. Konkretisht të vrarë mbetën të Armando Pali dhe Liridon Kraja, Ndërsa mes të plagosurve është edhe Erogen Vaso alias Brajoviç, vëllai i të arrestuarit Denis Brajoviç dhe një kamariere.
Sipas bluve pas disa minutash ndjekjeje, është bërë e mundur edhe kapja e autorit dhe është sekuestruan një armë zjarri automatike.
Njoftimi i policisë:
Shkodër / Informacion paraprak Rreth orës 08:50, në lagjen “Qemal Stafa”, në ambientet e jashtme të një lokali, dyshohet se shtetasi R. G. ka qëlluar me armë zjarri dhe si pasojë janë plagosur shtetasi E. V. (B.), 43 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, si dhe shtetasja M. K., 25 vjeçe, e cila është dëmtuar lehtë.
Gjithashtu, si pasojë e të shtënave, ka humbur jetën në vendngjarje shtetasi A. P., ndërsa në Spitalin Rajonal Shkodër ka ndërruar jetë edhe shtetasi L. K. (L.), 31 vjeç.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe janë vënë në ndjekje të autorit. Pas disa minutash ndjekjeje, bënë të mundur kapjen e tij dhe sekuestruan një armë zjarri automatike. Ndërkaq, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.





