Ndaj aktorit Alec Baldwin është ngritur zyrtarisht akuza për ngjarjen e rëndë të ndodhur gjatë xhirimeve të filmit “Rust”, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri la të vdekur kineasten Halyna Hutchins dhe plagosi regjisorin.

Në padinë kundër aktorit,  thuhet se në skenarin e filmit nuk ka pasur kërkesë për të shtëna me armë zjarri.

Ka qenë autorja e skenarit Mamie Mitchell, e cila e ka telefonuar policinë, pas të shtënave në skenën e filmit në Nju Meksiko – ka dorëzuar padinë.

Avokati i saj ka akuzuar aktorin se ka shtënë me armë, pa e kontrolluar paraprakisht atë.

“Paditësja ishte e tmerruar dhe kishte frikë për jetën e saj. Të shtënat me armë zjarri bëri që paditësja të përjetonte dhimbje në veshë dhe kokën e saj. Po ashtu, ishte dëshmitare e tmerrit të asaj që kishte ndodhur”, thuhet në padi.