11 qershor 2015 – Gjykata e Krujës ka dhënë masën “burg pa afat” për tre pjesëtarët e familjes Kora, të cilët akuzohen për ekzekutimin e trefishtë në Thumanë, ku mbetën të vrarë tre pjesëtarë të familjes Ceku.
Masa e sigurisë u dha për Gurali Korën dhe dy djemtë e tij, Besnik dhe Danjel Kora, si dhe për Shpëtim Nikollin, personi i cili akuzohet se ka ndihmuar pjesëtarët e familjes Kora natën që ndodhi ekzekutimi.
Lidhur me këtë ngjarje mbetet ende në kërkim djali i tretë i familjes Kora, Pëllumb Kora.
Nga ekzekutimi në Thumanë, mbetën të vrarë Arben Ceku, Fran Ceku, Eno Rama, dhe u plagos Lucie Ceku.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/