Të tjera detaje dalin për ngjarjen që ndodhi ditën e sotme në një lokal në Tiranë, ku mbeti i vrarë Kudret Saliaj.

Viktima kishte sot në orën 12:00 seancën e radhës të divorcit me vajzën e autorit.

Padia për divorcin ishte paraqitur nga viktima më 24 dhjetor 2020 dhe deri më tani ishin zhvilluar katër seanca gjyqësore.

Mësohet se viktima dhe vajza e autorit të vrasjes ishin prindër të tre fëmijëve.