Sherri për divorcin dhe dhuna që 50-vjeçari Artur Kurti, kishte ushtruar ndaj gruas së tij, duket se ishte shkaku i vrasjes së mbrëmshme në ish-Bllok. Viktima Artur Kurti nuk e ka pranuar faktin se do të divorcohej nga e shoqja, Shpresa, dhe në gjendje të dehur e kishte dhunuar edhe dy ditë më parë.

“BalkanWeb” shkruan se sipas disa burimeve, 50-vjeçari Artur Kurti shkonte shpesh në shtëpi në gjendje të dehur dhe dhunonte fizikisht e psikologjikisht gruan dhe djalin e tij. Mësohet se ka qenë gruaja ajo që ka kërkuar divorcin dhe 50-vjeçari kishte nisur një lidhje me një vajzë 25-vjeçare, e cila thuhet se është shtatzënë.