Gjykata e Tiranës ka dhënë sot masat e sigurisë për vrasjen me mjete të forta të 35-vjeçarit, Arben Gjeçi, pak ditë më parë në fshatin Zall Bastar të Tiranës.
Gjykata la në burg Esat Canin, i cili akuzohet si autor i vrasjes, arrest shtëpie për motrën e tij, Elda Cani dhe kunatin Dëfrim Kurti, të cilët akuzohen për moskallëzim të krimit.
Sipas prokurorisë, Cani e ka pranuar akuzën ndërsa ka rrëfyer se ngjarja ndodhi për motive të dobëta. Autori dyshonte se viktima kishte një lidhje jashtëmartesore me motrën e tij, gjë që është kundërshtuar nga të tjerët.





