Detaje të reja dalin nga ngjarje tragjike e ndodhur mbrëmë në zonën e ish-Bllokut, ku mbeti një person i vdekur dhe u plagosën dy të tjerë.
Mësohet se policia ka identifikuar autorin e ngjarjes së rëndë, ndërkohë që pritet të dalë me një deklaratë për median.
Mësohet se ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë si dhe njëri prej të plagosurve ka folur duke dhënë dëshminë mbi atë që ka ndodhur.
Gjithçka ka nisur si një konflikt për motive të dobëta për këngëtaren Elvana Gjata, që ka përfunduar më pas në përdorimin e armëve.
Dyshohet se autori është eksperti i përdorimit të armëve dhe është një efektiv i forcave Komando.
SI NDODHI PËRLESHJA
Shkak ishin bërë ngacmimet që iu bënë këngëtares Elvana Gjata, e cila ka qenë me të dashurin e saj dhe miqtë e tij, ndërkohë që është ngacmuar nga Vis Martini.
Vis Martini dhe Fabiol Gaxhaj kanë hyrë në lokal, për t’u sqaruar ndërsa dy persona të tjerë prisnin jashtë. Biseda nuk ka qenë e qetë dhe kur palët janë acaruar, në lokal kanë hyrë edhe dy personat që shoqëronin Vis Martinin.
Në këtë moment, situata ka dalë jashtë kontrollit, personat kanë nxjerrë armët dhe janë qëlluar me armë. Mendohet se kanë qenë tre vetë që kanë qëlluar me pistoleta. I vrarë ka mbetur Fabiol Gaxhaj; të plagosur: Vis Martini dhe Leart Hato.





