13 tetor 2015 – Arrestohen pas 24 orësh vëlla e motër, Indrit dhe Xhoana Ndoci, të moshës 29 dhe 24 vjeç, të dyshuarit kryesorë për vrasjen e 58-vjeçarit Ndrec Prendi.
Viktima u gjet i vrarë mëgjesin e djeshëm në fshatin Selitë të Laçit dhe dyshohet se shkak për vrasjen e tij të jetë bërë konflikti që kishte me autorët mbi një parcelë me pemë gështenjash.
Policia i kapi vëlla e motër në përpjekje për t’u arratisur gjatë orëve të para të mëngjesit.
/S.L. portali DurresLajm/