Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë “Arrest në burg” për katër të arrestuarit, për vrasjen e 26-vjeçarit, Indrit Çela.
Të arrestuar për këtë ngjarje janë Bujar Kusi, pronari i vilës ku ndodhi ngjarja, si dhe Ali Sula, Ferdinand Bakalli dhe Luan Kusi.
Pronari i shtëpisë ku ndodhi ngjarja, Bujar Kusi, akuzohet për ‘pengim të zbardhjes të së vërtetës’, ndërsa tre të tjerët për moskallëzim krimi. Djemtë e tij Albano dhe Griseldo Kusi janë në kërkim nga Policia pasi akuzohen për vrasjen e të riut nga Mallakastra.
Seanca është zhvilluar me dyer të mbyllua, pa praninë e medieve.





