Autori i vrasjes së ndodhur paraditen e sotme në Luz të Kavajës ka rrëfyer për policinë arsyet e krimit. Xhevdet Saraçi ka dëshmuar se bashkëfshatarin e tij, Ismet Xhani, e ka qëlluar për shkak se i ka prerë plepin.

“E qëllova se më preu plepin. I thashë të ikte, por nuk më dëgjoi dhe pastaj e qëllova”, shprehet 56­vjeçari, sipas Panoramës.

Saraçi ka shprehur pendesë për vrasjen e 30-vjeçarit, babai i një fëmije të vogël.

“Tani ndihem i penduar, por më detyroi ta qëlloja se kisha frikë mos më merrte pushkën dhe më vriste”, ka rrëfyer Xhevdet Saraçi.

56-vjeçari vrau të riun pasi ky i fundit preku degët e një plepi pranë shtëpisë së Saraçit, dru të cilët do t’i përdorte për t’u ngrohur.