Familja e Caroline, 20-vjeçares e cila u vra nga bashkëshorti i saj në Greqi, pritet të marrë kujdestarinë e foshnjës së çiftit. Këtë e ka njoftuar avokati i familjes për mediat greke.
Sipas avokatit Thanassis Harmanis, ambienti familjar i Carolines është i përshtatshëm për fëmijën, të paktën në vitet e para të jetës së saj.
“Ai ma mori fëmijën, nëse unë do humbas dhe mbesën time, do ishte një goditje për ne” – ka deklaruar nëna e Caroline për avokatin e familjes.
Më tej, Harmanis shtoi se do ketë një bashkëbisedim mes dy familjeve. Sipas tij, nëse ata bien dakord që kujdestarinë e fëmijës ta marrë familja e Caroline, atëherë do t’ia propozojnë prokurorit të çështjes.





