Policia e Tiranës ka arrestuar një prej personave të dyshuar për vrasjen e 62-vjeçarit, Haxhi Baçinozi(Baçinovski), i cili u ekzekutua në prani të djalit të mitur, mbrëmjen e djeshme pranë Parkut të Liqenit të Tiranës.

Sipas News 24, sot është arrestuar 56-vjeçari Myftar Pasha, i cili mësohet të jetë mik i autorit që kreu vrasjen me tri plumba. Ndërkohë që Policia është ende në kërkim të autorit, i cili është identifikuar si Islam Myrtaj.

Mësohet se shkak i konfilitit ishte borxhi prej rreth 46 mijë eurosh që viktima, 62-vjeçari, Haxhi Baçinozi i kishte Islam Myrtajt.