Mediet italiane kanë publikuar të tjera detaje në lidhje me rastin e vdekjes së një shqiptari në Romë, që u gjet i pajetë në banesën e tij.
Mësohet se ai u gjet i mbytur në banesë, ndërkohë që gjithçka tjetër ka qenë e sistemuar, gjë që hedh dyshime nëse kemi të bëjmë me vrasje apo vetëvrasje.
Policia italiane dyshon për një mbytje që mund t’i jetë shkaktuar shqiptarit, pasi në qafën e tij janë dalluar disa shenja.
Viktima i moshës 33 vjeç, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, ishte shofer kamioni. Miqtë e këtij të fundit pasi nuk po arrinin të lidheshin në telefon lajmëruan policinë.
Sipas asaj që kanë dëshmuar fqinjët për policinë, nuk e shihnin shpesh në lagje për shkak të punës që ishte gjithmonë në udhëtim.





