Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në qytetin e Shkodrës. Viktima është një djalë i ri, i quajtur Erion Xhenje 19 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur në bulevardin “Bujar Bishanaku” dhe rrethanat dhe dinamika e ngjarjes është e paqartë.
Viktima u qëllua me armë nga persona të paidentifikuar teksa po qëndronte në lokal.
Në skenën e krimit ndodhen forca të shumta policore dhe e gjithë zona është e rrethuar nga uniformat blu.
INFORMACIONI PARAPRAK I POLICISË SË SHKODRËS:
Rreth orës 20:10, në bulevardin “Bujar Bishanaku”, në lagjen “Naim Gjylbegu”, në një lokal, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi E. Xh., 19 vjeç, banues në Shkodër.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorëve, të cilët janë larguar me një motoçikletë.
Në lagjen “Guerrile” është gjetur nje motoçikletë duke u djegur dhe një armë zjarri pistoletë, që dyshohet se janë përdorur nga autorët.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.
Shërbimet e Policisë Vendore dhe FNSH Shkodër vijojnë kontrollin e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorëve.





