Atentat me armë zjarri në Fushë-Krujë. Mësohet se është qëlluar ndaj një automjeti dhe 3 persona kanë mbetur të vrarë.
Sipas informacioneve paraprake, pasagjeri i ulur pas ka dalë nga mjeti kur ai është qëlluar dhe ka tentuar të largohet me vrap. Por autorët janë kthyer dhe e kanë qëlluar dhe atë.
Automjeti më pas është përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur te Mbikalimi i Fushë-Krujës.
Policia ka rrethuar zonën dhe ka ngritur disa postblloqe në aksin Fushë-Krujë – Vorë dhe drejt Kamzës, teksa trupat e viktimave ndodhen ende në automjet.





