Vrasje me armë zjarri në qytetin e Shkodrës këtë mëngjes.

Mësohet se viktimë ka mbetur Nazmi Bandula, për të cilin raportohet se është vrarë pranë banesës së tij në lagjen “Rus”.

Sipas informacioneve paraprake, ai ndodhej në një lokal ptanë banesës.

Nuk dihen ende arsyet e kësaj ngjarje të rëndë, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po grumbullon provat e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e saj.