Një ngjarje e rëndë mësohet të ketë ndodhur në kryeqytet ndërsa raportohet për një vrasje me armë zjarri.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në zonën e Freskut.

Sipas News24 dyshohet për dy viktima, ndonëse ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.

Sipas informacioneve të para, dyshohet se bëhet fjalë për vrasje në familje, ku thuhet se vëllai ka vrarë vëllain dhe më pas edhe veten.

Grupi i hetimit po pyet persona të tjerë të afërm për motivet e ngjarjes. Kemi të bëjmë me një bilanc prej dy viktimash, kur ende nuk kanë kaluar katër ditë të plota nga hyrja e 2024-ës.

Vrasja dyshohet se ka ndodhur në banesë, ku edhe ka patur një konflikt mes dy vëllezërve, ku njëri prej tyre ka qëlluar fillimisht duke lënë të vdekur tjetrin.