Një 41-vjeçar ka mbetur i vrarë mbrëmjen e kësaj të shtune në Vlorë. Raportohet se viktima është Leartiad Lekaj.

Ngjarja e rëndë ndodhi në afërsi të Kishës Ortodokse, në rrethana momentalisht të panjohura.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia, e cila ka rrethuar zonën dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e saj.