Hollanda është tronditur ditën e sotme nga një ngjarje e rëndë, që ka ndodhur në familjen mbretërore.

Motra e mbretëreshës është gjendur e pajetë në shtëpinë e saj në Buenos Aures në Argjentinë.

Sipas mediave lokale, Ines Zorreguieta, 33 vjeçe po punonte në qeverinë argjentinase në ministrinë e Zhvillimit Social.

Fillimisht, policia dyshoi për një vetëvrasje, por tashmë po analizohen të gjitha provat për të zbuluar shkakun e vërtetë sepse rrethanat çojnë edhe në një vrasje të Zorreguietas.