Një tjetër krim ndodhi sot, këtë herë në Kavajë. Viktimë është një 31-vjeçar. Ngjarja ndodhi rreth orës 10:30, në fshatin Luz i Madh, ku është vrarë me pushkë 31 vjeçari me iniciale I. Z., banues në Kavajë.

Paraprakisht bëhet e ditur se gjithçka ka ndodhur për motive të dobëta, pasi autori i dyshuar dhe viktima janë konfliktuar me fjalë. Nga ana e uniformave blu u bë ndalimi i autorit të dyshuar i cili po tentonte të largohej nga vendi i ngjarjes. Personi i arrestuar është Xhevdet Saraçi, 56 vjeç, banues në Kavajë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit tip pushkë 10-she. Aktualisht po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes si dhe shkaqet e konfliktit që çuan në këtë ngjarje.