Një vrasje me armë zjarri është shënuar në fshatin Shkallë të Konispolit. Një grabitës ka hyrë rreth orës 1:00 të natës së të shtunës, në lokalin e shtetasit Arqile Poci dhe ka tentuar të vjedhë, por pronari ka kërkuar ndihmën e një klienti, Pajtim Shehut, 43-vjeçarit nga Konispoli.

Gjatë përleshjes, grabitësi ka qëlluar me plumb pistolete në kokë Shehun duke e vrarë. 

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për sqarimin e rrethanave dhe identifikimin e autorit.