Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Unazës së Re mëngjesin e sotëm, me bilanc 3 të vrarë.

Raportohet se dhëndri ka vrarë me armë vjehrrin dhe vjehrrën.

Pasi ka kryer krimin, dhëndri ka vrarë dhe veten.

Ende nuk ka detaje të tjera lidhur me shkaqet që çuan në këtë tragjedi familjare. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat.