10 maj 2015 – Në mesin e pesë policëve të njësisë maqedonase të vrarë mbrëmë, janë edhe dy pjesëtar të kombësisë shqiptare, raporton “Express”.

I pari që u raportua të jetë vrarë është Isamedin Osmani, ndërsa polici tjetër shqiptar i cili u vra gjatë luftimeve të mbrëmshme, është Besnik Bela.

Bela ishte pjesëtar i njësisë speciale të policisë maqedonase.

Aktualisht janë të arrestuar disa shqiptarë, mes tyre disa femra, pozicioni i të cilëve nuk dihet ende.

Nga pala maqedonase flitet për një sulm terrorist që çoi në 5 të vrarë civilë dhe 7 policë.

Ndërkombëtarët kanë bërë thirrje për qetësim të situatës. Nga ana e policisë po ushtrohen kontrolle në çdo shtëpi, në Kumanovë.

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”