Kryepolici Gledis Nano do të mbajë paraditen e sotme një mbledhje urgjente me drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit.
Kjo mbledhje vjen pas disa ngjarjeve kriminale që kanë ndodhur në vend, në ditët e fundit të 2021 dhe dje në “Don Bosko”.
Si pasojë e breshërisë së plumbave drejt një lokali mbeti i vdekur 1 person dhe u plagosën 4 të tjerë.