SERBI, 14 prill 2013– Sipas fjalëve të banorëve të fshatit Vellika Ivança në afërsi të Mlladenovsit të Serbisë, 60-vjeçari Ljubisha Bogdanoviq i ka vrarë 13 fqinjët e tij, sepse kishte qenë i zemëruar për shkak të lidhjes romantike të birit të tij, Brankos, dhe një vajze dy herë më të re se ai, që supozohet se ishte e moralit të dyshimtë, nga një fshat fqinj. Branko para disa vitesh kishte qenë në lidhje me një vajzë të quajtur Dragana, të cilën e donin të gjithë në fshat, ndërsa prindërit e tij atë tërë fshatit ia kanë prezantuar si nusen e tyre. Por, dashuria mes tyre u zhduk, ndërsa Dragana u shpërngul në Beograd, ku u martua me një tjetër dhe tani ka dy fëmijë. “Branko për një kohë të gjatë nuk është pajtuar me faktin që lidhja e tij me Draganën ka përfunduar, iu dorëzua pijes dhe jetës së natës.

Branko u dashurua marrëzisht në Kristinën

Për t’i bërë edhe më keq gjërat, atë me vajzën e moralit të dyshimtë, Kristina Dimitrijeviqin e kanë njoftuar të vrarët Goran dhe Jovana Despotoviq. Ljubisha nuk mundi ta durojë një gjë të tillë, sepse në atë mënyrë ata i nxirrnin para atij, ka thënë një prej vendorëve. Ljubisha nuk e ka aprovuar lidhjen mes të birit dhe asaj vajze, ndërsa shpesh është ankuar se ajo është duke i nxjerrë të gjitha hollat nga shtëpia dhe se si një ditë do t’ia shkatërrojë familjen. “Branko u dashurua marrëzisht në Kristinën, e cila është kushërirë e Goranit dhe Jovana Despotoviqit, ndërsa Ljubisha nuk e ka aprovuar atë lidhje për shkak të kaluarës së saj. Ka bërë gjithçka që ta ndërpresë atë dashuri të çmendur, e për atë arsye ishte edhe shumë i zemëruar me Despotoviqët”, ka thënë një vendor tjetër.

Ka shkuar që t’i vrasë të gjithë Despotoviqët

Branko dhe Kristina u njoftuan në një aheng në shtëpinë e Despotoviqëve, kur atyre u kishte lindur djali, Davidi. Për këtë arsye, Ljubisha, pasi që e vrau të birin e tij, së pari ka shkuar te Despotoviqët që t’i vrasë të gjithë. E ka vrarë Goranin dhe Ivanën, e ka vrarë edhe gjyshin dhe gjyshen e Goranit, e madje edhe djalin e tij dyvjeçar. Gazetarët ia kanë dalë që ta gjejnë Kristina Dimitrijeviqin nga Vllashko Polje, një fshat ky jo larg Vellika Ivançës. “Është dashur ta vrasë të birin e tij, e jo edhe Davidin e vogël dhe familjen time”, ka thënë Kristina për gazetarët. “Do të doja që të gjithë të më lënë të qetë, nuk kam nevojë për gjëra të tilla”, ka thënë ajo.