Adoleshenti që vrau 17 persona në një shkollë të mesme të Floridës është Nikolas Cruz, 19 vjeç, i pezulluar më parë nga kjo shkollë.
Burime nga policia bëjnë të ditur se Cruz ka aktivizuar alarmin e zjarrit në mënyrë që studentët të dilnin nga klasat e tyre e më pas hapi zjarr. Ai iu shmang policies, duke u fshehur me studentëve që vraponin të tmerruar për të shpëtuar.
Ai u arrestua një orë pasi kreu sulmin. 19-vjeçari ishte përjashtuar nga kjo shkollë një vit më parë për “arsye disiplinore”. Ai me një pushkë AR – 15 dhe granata tymuese hyri në shkollë me maskë kundër gazit dhe vrau 17 studentë, përfshirë dhe staf të shkollë.