Një ditë pas atentatit që ndodhi në Laprakë, ku një 17-vjeçare mbeti e vrarë dhe u plagos i dashuri i saj, policia ka ushtruar kontrolle në banesën e autorit të dyshuar.

19-vjeçari i dyshuar si autor i vrasjes së Briselda Gjikolajt dhe plagosjes së 23-vjeçarit Erion Bengo nuk është gjetur në banesën e tij.

Motivi i kësaj ngjarjeje sipas policisë është një konflikt që 2 djemtë kanë pasur me njëri-tjetrin para një jave.

19-vjeçari ka ngacmuar Briseldën dhe i dashuri i saj e ka qëlluar. 19-vjeçari jeton në Laprakë shumë pranë vendit të ngjarjes. Aktualisht po vijojnë kontrollet dhe hetimet për zbardhjen e plotë.