Itali, 2 mars 2014 – Një italian i cili qëlloi për vdekje një hajdut shqiptar, para 8 vitesh u dënua 6,2 vite burg nga Gjykata e Kasacionit në Itali. Në 6 shtator të vitit 2006, Antonio Monella, qëlloi me armë gjahu 19-vjeçarin shqiptar , Helvis Hoxha, i cili me bashkëpunëtorë të tjerë ishte duke u përpjekur të grabiste makinën tip “Mercedes Sl”, të parkuar në oborrin e shtëpisë së italianit, në rrugën “Verga” të Bergamos.
Gjykata e Lartë në fakt ka konfirmuar dënimin me 6 vjet dhe 2 muaj burg për vrasje të ldhënë në fund të qershorit 2012 nga Gjykata e Apelit në Breshia, ndërsa në Shkallën e Parë, në tetor të vitit 2011, Monella u dënua me 8 vjet burg.
Sipërmarrësi ka mbrojtur veten, duke thënë se qëlloi për t’i trembur hajdutët. Tashmë ai dhe avokatët e tij shpresojnë në faljen që mund të japë Presidenti i Republikës, Giorgio Napolitano.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





