10 nëntor 2015 – Prokuroria e Shkodrës ka kërkuar burgim të përjetshëm për vrasësin e dy turistëve çekë, Sokol Mjacaj, i cili në korrik të këtij viti vrau me armë zjarri dy turistët çekë, Michael Svatos, 27 vjeç dhe Anna Kosinova, 36 vjeçe me qëllimin për t’i grabitur.
Pas kërkesës së organit të akuzës, Gjykata e Shkodrës ka shtyrë vendimin për datën 16 nëntor.
Në seancën e fundit në Gjykatën e Shkodrës, 20-vjeçari Mjacaj ka kërkuar mëshirë dhe falje për vrasjen e dyfishtë, të cilën, siç tha, e kreu i detyruar nga pamundësia ekonomike.
/portali DurresLajm/