Detaje të reja vijojnë të dalin nga vrasja e dyfishtë në Durrës. 

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se Flori Paluçi ka qenë person i skeduar në Itali për krime të ndryshme, dhe më herët ka qenë pjesë e një grupi grabitësish, që vepronte në territorin italian.

Flori Paluçi

Ndërsa autori, Daniel Pepa, i cili është në kërkim nga policia njihet si i ri problematik në zonë.

Pas ngjarjes, autori i dyshuar Daniel Pepa është shpallur në kërkim, ndërsa forcat e Policisë po zhvillojnë kontrolle intensive për kapjen e tij.