Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e dënimit me 6 vite e 8 muaj burg për ish-efektivin, Arbër Sula, i cili vrau 29-vjeçarin Jurgen Duka, pas një sherri banal për radhën në supermarket.

Ngjarja e rëndë u regjistrua më 14 dhjetor të vitit 2021 rreth orës 00:20, në lokalin “Market Juli”, në rrugën “Irfan Tomini”, Tiranë.

Gjykata e Shkallës së Parë me një vendim të datës 15 shtator të vitit të shkuar, e shpalli fajtor Sulën për “Vrasje me dashje”, duke e dënuar atë me 10 vite burg, ndërkohë që për shkak se ai përfitoi gjykim të shkurtuar, ky dënim zbriti në 6.8 vite.