Gjykata e Durrësit ka lënë në burg pa afat Arbër Koten, shoferi i një autobusi fasonerie që qëlloi me thikë duke lënë të vdekur furnizuesin e një marketi Idajet Dulla 34 vjeç, pas sherrit për zënien e rrugës.
Masa e sigurisë për të pandehurin, djali i ish-drejtorit të burgut të Durrësit, Astrit Kote, u mor nga gjyqtari Rexhep Bekteshi, ndërsa prokuror i çështjes ishte Bledar Bregu.
Avokati i të pandehurit Aleksandër Ndreaj, ka pohuar se klienti i tij, ndihet i penduar për veprimin që ka kryer, ndërsa ka shprehur ngushëllimet për familjen e të ndjerit.
Sipas avokatit, Kote ka shprehur pendesë në seancën gjyqësore, për veprimin që ka patur si pikënisje një konfikt momental.





