15 korrik 2015 – Mungesa e prokurorit për arsye shëndetësore, ka çuar në shtyrjen e seancës së parë në Gjykatën e Lartë për Dritan Dajtin.
I dënuar me 4 burgime të përjetshme nga një për vrasjen e secilit polic në 2009-n në Durrës, në këtë rekurs Dritan Dajti kërkon ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda.
Seanca e radhës u vendos të mbahet më 16 shtator.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/