Prokuroria Speciale SPAK kërkon sekuestrimin e pasurive të Dritan Dajtit, të dënuarit për vrasjen e katër policëve në Durrës, ngjarje e ndodhur në vitin 2009.

Mësohet se kërkesa për sekuestrimin e pasurive të tij ka mbërritur në SPAK në kuadër të ligjit të OFL-së. Sot, Gjykata e Posaçme do të vendosë nëse kërkesa për sekuestrimin e pasurive të Dajtit do të pranohet apo jo.

SPAK ka kërkuar konkretisht konfiskim të shtëpisë së pajustifikuara të Dritan Dajtit. Sipas OFL është një shtëpi me sipërfaqe  55 m2, e përfituar në vitin 1993 dhe shtesa me sipërfaqe 34 m2 për të cilën ka marre certifikate legalizimi.  

Dritan Dajti, u dënua me akuzën e vrasjes në rrethana cilësuese të oficerëve të policisë, Fatos Xhani, Sajmir Duçkollari, Altin Dizdari dhe Kastrit Feskaj gjatë një operacioni policor për kapjen e tij në vitin 2009.