Gjykata suedeze ka dhënë burgim të përjetshëm për Rakhmat Akilov, një azilkërkues nga Uzbekistani, pasi vrau pesë persona dhe plagosi dhjetë të tjerë në një sulm me kamion në një rrugë të Stokholmit në muajin prill të vitit 2017.

“I pandehuri mes tjerash është shpallur fajtor për vepër terroriste lidhur me vrasjen e pesë vetave. Dënimi është burgim i përjetshëm”, thuhet në një deklaratë të Gjykatës së Qarkut në Stokholm, shkruan voa.

Më 7 prill të vitit të kaluar, Akilov rrëmbeu një kamion birre jashtë një restoranti në qendër të Stokholmit dhe i dha atij për rreth 500 metra në një rrugë këmbësorësh para se ta përplaste në një dyqan.

Ai qe arrestuar të njëjtën ditë në një pompë benzine në një lagje të kryeqytetit suedez. Gjatë procesi gjyqësor ai tha se synonte të dënonte Suedinë për përfshirjen e saj në luftën globale kundër grupit radikal, Shteti Islamik.