8 qershor 2015 – Vrau 5 të rinj në aksident, dënohet me 12 vjet burg shoferi i kamionit. Prend Ndreca akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimit, të cilat çuan në aksidentin tragjik në hyrje të Shkodrës, më 22 tetor 2013. Automjeti kamion “Man” me targa PU 1463 A, drejtuar nga i pandehuri Prend Ndreca me drejtim lëvizje KryeBushat- Tiranë është përplasur me automjetin BMË me targa SH 1818 E, me drejtim lëvizje Tiranë-Shkodër drejtuar nga shtetasi Osman Meraja. Si pasojë kanë vdekur Osman Meraja, Rael Duli, Xheni Anamali, Orlend Mreca dhe Ledio Pinari, të cilët udhëtonin në mjetin BMV.

 

 

 

 

 

Agjencia e lajmeve "Dyrrah"