Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Maliq Markun, i cili pak ditë më parë vrau fqinjin e tij dhe plagosi një tjetër në Kamëz.
Në seancën e së dielës, 70-vjeçari me origjinë nga fshati Reç i Dibrës, është shfaqur konfuz përballë gjykatës dhe gjatë marrjes në pyetje ka deklaruar se ky është një komplot serbo-malazez.
Kujtojmë që ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e 30 nëntorit, ku Marku qëlloi për vdekje Shefqet Hasen dhe plagosi Durim Keqin pas një konflikti për një kanal të ujërave të zeza. Autori u arrestua në banesën e tij dhe iu sekuestrua arma e krimit.