Policia e Tiranës ka ndaluar një 37-vjeçar për veprën penale “Vrasja”.
Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi Fatmir Demiri, i dënuar më parë për Dezertim nga Shërbimi Ushtarak.
NJOFTIMI I POLICISË
Sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr.3, me marrjen e njoftimit se në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu”, në oborrin e banesës shtetasi Dorian Latollari, 61 vjeç, ishte gjetur pa shenja jete, menjeherë kanë organizuar punën për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3, nën drejtimin e Prokurorisë, pas një pune të mirorganizuar dhe hetimeve instensive bënë të mundur zbulimin e ngjarjes, dhe kapjen e autorit të dyshuar shtetasin Fatmir Demiri 37 vjeç, banues në Tiranë.
37-vjeçari e ka pranuar autorsinë dhe është shprehur se për disa konflikte të meparshme, dyshohet për konflikte pronësie, me vetëpërgjegjësi ka goditur me sende të forta duke i shkaktuar vdekjen shtetasit Dorian Latollari.
Materialet do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të metejshme hetimore.





