Shqiptarja Eltiona Skana që akuzohej për vrasjen e 7-vjeçares Emily Jones në Angli është shpallur e pafajshme. Skana akuzohej nga prokuroria për këtë krim të rëndë, por kundër saj nuk u siguruan prova të tjera dhe gjykata pushoi çështjen.

Skana e kishte pranuar krimin e rëndë, por avokati i saj ka deklaruar në gjykatë se ajo vuan nga skizofreni e paranojave dhe nuk është e vetëdijshme për veprimet që bën.

Edhe një psikiatër mjeko-ligjor që trajtonte 30-vjeçaren, pasi dëgjoi provat, tha se kundër saj nuk duhet të merret një vendim për dënim me burg.

Ngjarja

Vogëlushja Emily ishte në Queen’s Park bashkë me prindërit e saj pasditen e 22 marsit. Ajo ishte duke luajtur dhe nisi të bënte vrap.

Në një moment aty shfaqet dhe Eltiona Skana me një thikë në dorë dhe iu drejtua 7-vjeçares. Skana kap vogëlushen, i preu fytin dhe më pas u largua.