26 korrik 2015 – Dënohet me 25 vite burg shtetasi Oltjon Toro, i cili akuzohet për vrasjen e një personi për motive banale.
Ngjarja ka ndodhur në korrik të 2012-s në Fier, ku viktimë mbeti shtetasi Nasi Memaj, i cili u vra për mospagesën e mirëmbajtjes së ashensorit.
Në kohën që kreu krimin, Toro sapo ishte kthyer për pushime nga Greqia pranë familjarëve të tij në Fier, dhe pas një debati të rëndomtë për mospagesën e ashensorit dhe administrimit të pallatit, ai ka vrarë me automatik administratorin Memaj.
Ky dënim është dhënë për Toron dhe 2 vite më parë, por Gjykata e Apelit në Vlorë e rrëzoi me pretendimin e ekspertizës psikoligjore për të pandehurin. Toro ka rezultuar i shëndetshëm e për pasojë ndaj tij ka mbetur i njëjti dënimin i dhënë më parë.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/