Nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Amsterdami/Hollandë drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar E.S., 35 vjeç, lindur në Durrës.
Shtetasi E. S., është person i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi është i dënuar me 4 vjet e 6 muaj burg, për veprat penale “Vrasje e kryer në kapërcimin e mbrojtjes së nevojshme”, parashikuar nga nenet 83 dhe 278/2 të Kodit Penal.
Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:
Më datë 05.08.2009 në lagjen nr. 11, në afërsi të një lokali në Durrës, shtetasi E. S., pas një konflikti për motive të dobëta, ka vrarë me armë zjarri shtetasin E. S.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol The Hagë/Hollandë, u bë i mundur arrestimi i tij në Amsterdam, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.





