Vladimir Kurti i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Agim Bucit ka treguar fakte të reja për ngjarjen.

Kurti ka deklaruar në gjykatë se do të merrte 30 mijë euro për të kryer krimin dhe se nuk ka folur nga frika e porositësit, pasi ai ka qenë i lirë.

Ai pretendon se urdhërues i krimit, është Albert Zaja, i cili është arrestuar së fundmi si vrasës me pagesë i Shkëlzen Kastratit në Fier.

Kam patur frike të flas deri me tani sepse më kanë kërcënuar”, deklaroi i pandehuri. Edhe bashkë i pandehuri tjetër, Rruzhdi Hoda konfirmoi të njëjtën dëshmi.

Pasi dëgjoi rrëfimet e të pandehurve, Gjykata e Apelit Tiranë vendosi të kërkojë informacion nga policia dhe prokuroria, përpara se të shpallë vendimin.

Vladimir Kurti është dënuar përjetësisht, ndërsa bashkëpunëtori i tij Rruzhdi Hoxha u dënua me 25 vite burgim.

Dy personat në orët e vona të mbrëmjes së 25 prillit 2018 të maskuar dhe të armatosur hynë në marketin e Agim Bucit dhe hasën rezistencën e tij dhe të gruas për të marrë xhiron ditore. Në pak minuta, personat e maskuar qëlluan mbi çiftin e bashkëshorteve, duke lënë të vrarë burrin dhe të plagosur rëndë gruan.