Pas ngjarjes së rëndë ku vrau të atin dhe plagosi të ëmën, 21-vjeçari Mirald Metallari ka dëshmuar në polici duke dhënë versionin e tij për ngjarjen i tronditur.
Para policisë, Mirald Metallari është shfaqur i penduar, teksa pranon se ka qëlluar mbi të atin.
“Më kërkoi të ndërtoja një bordurë betoni. Unë e kundërshtova. Debatuam, rrëmbeva armën dhe e qëllova. Plumbat prekën nënën, ndërhyri për të na ndarë. Shkatërrova jetën e motrës, do martohej pas tre javësh”, tha 21-vjeçari në dëshminë e tij.
Ngjarja e rënë ka ndodhur rreth orës 11:20 në banesën e familjes Metallari, ku 21-vjeçari pasi qëlloi mbi të atin 62 vjeç, me armën e shërbimit të këtij të fundit, ka marrë nënën e plagosur po nga ai vetë për ta transportuar drejt spitalit. Por gjatë transportit është arrestuar nga policia, e cila u sinjalizua në numrin e emergjencave për të shtënat me armë në zonën e Bathores nga banorë të zonës.





