37-vjeçari Mariglen Muhametaj, që vrau babanë e tij në Greshicë të Mallakastrës, nuk ka treguar shenja pendese.
Mësohet se gjatë qëndrimit për pak kohë në qeli, ai nuk ka shfaqur shenja pendese.
Autori madje ka riprodhuar gjithë skenën e krimit paqësisht para ekspertëve të policisë, si të ishte një ngjarje e zakonshme.
Muhametaj nuk ka shprehur shenja keqardhje për vrasjen e të atit të tij, gjë që ka treguar edhe njëherë probleme të shëndetit të tij mendor.
Aktualisht Mariglen Muhametaj është në pritje të masës së sigurisë për veprën penale ” vrasje në rrethana të tjera cilësuese’.
Në një konflikt me të atin në banesën ku jetonin, 37-vjeçari nuk arriti të përmbahej dhe e goditi 73-vjeçarin me sende të forta në kokë. Si pasojë e dëmeve të marra Qemal Muhametaj ndërroi jetë ndërsa autori u arratis menjëherë nga vendngjarja.






